Cansu Dere ‘rindez’ konfliktin e vjetër me kolegun e saj!

Showbiz

cansu
Aktorja e njohur prej vitesh mësohet të ketë një marrëdhënie jo fort të mirë me ish kolegun e saj Mehmet Akif. Edhe pse kanë luajtur të dy si protagonistë në një serial, Cansu dhe Mehmet nuk kanë patur kurrë miqësi me njëri-tjetrin. Vite më parë, mediat zbuluan se Cansu dhe Mehmet i flisnin njëri-tjetrit vetëm gjatë xhirimeve e duket se gjërat nuk paskan ndryshuar aspak.

cansu dere m 102131ML

Pas një mungese të gjatë në ekran, Cansu është shfaqur në një event ku gazetarët sigurisht janë munduar të marrin sa më shumë informacion prej saj.E pyetur për ish kolegun dhe se çfarë mendimi ka për të, Cansu ka thënë: “As në atë periudhë(kur punonin bashkë), nuk i flisja dhe as tani. Kështu që nuk kam asnjë koment dhe asnjë mendim për të.”