Cansu Dere, drejt Madridit për një çmim të ri!

Showbiz

Cansu Dere u vlerësua me çmimin për ‘Arritje Individuale’ nga ‘Dhoma Zyrtare Turko-Spanjolle e Industrisë dhe Tregtisë’. Ky çmim i cili ju jepet emrave të veçantë që ndihmuan në zhvillimin e marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, u mbajt për të gjashtën herë këtë vit. Aktoria, e cila numëron shumë role të interpretuara në seriale të ndryshme, që i dhanë asaj famë dhe e bën të dashur për publikun, ka fluturuar ditët e fundit drejt Madridit për të marrë çmimin me të cilin u vlerësua. Kujtojmë se së fundmi Cansu ka ndarë sheshxhirimin në një projekt të përbashkët me aktorin Caner Çindoruk, të cilin ‘e takojmë’ si personazhi i Kemalit në serialin “Zonja e Ҫifligut” dhe gjithashtu si Sarp, protagonisti në serialin “Grua” të transmetuar në Vizion Plus.