Cansu Dere disa ditë shkëputje nga sheshxhirimi, por me kë po pushon ajo?

Showbiz

Xhansu Dere, aktorja e cila numëron disa role gjatë karrierës së deritanishme si aktore, në shumë prej të cilave duke mbajtur “peshën” e protagonistet, ditët e fundit është vendosur në fokus të kamerave dhe aparateve fotografik duke u larguar nga angazhimet e sezonit dhe duke e lënë  për pak ditë pas sheshxhirimin. Stacioni i saj ishte në Çeshme, ashtu si shumë kolegë të tjerë, ku ajo po kalon pushimet. Xhansu u pa teksa hipte në jahtin (skafin) e biznesmenit dhe pronarit të disa telvizioneve brenda dhe jashtë Turqisë, Ali Axhun, bashkë me shoqen e saj të ngushtë. Aktorja 40- vjeçare e cila një nga pasionet e saj ka aktivitetin fizik dhe palestrën, dukej në një formë të shkëlqyer. Ajo po i shijon këto ditë të nxehta vetëm për pak kohë pasi së shpejti duhet të jetë gati për t’iu rikthyer xhirimeve të episodeve të reja të serialit më të fundit.