Çani-Aurelës: Si i bëre lekët, të mbante i dashuri? Hoxha: Ja e vërteta

Showbiz

 

au3 1475265013 6553220

Modelja dhe fashionista Aurela Hoxha ka vijuar të tregojë rreth fillesave të karrierës së saj.
Ajo u shpreh gjatë intervistës për “Zonë e Lirë” se ka punuar në një revistë mode duke fituar shumë pak lekë. E pyetur sesi ka arritur deri këtu duke hapur revistën e saj dhe agjencinë e modës Aurela është shprehur: “Familjarët e mi më kanë ndihmuar pa e ditur. Ata nuk e donin karrierën time në modë. Donin të bëhesha doktoreshë dhe të largohesha në Amerikë. Lekët që ata më jepnin për shoping unë i mbaja veç,”-ka thënë Hoxha. Ajo është shprehur se ka bërë 4 vjet mjekësi dhe më pas juridik me rezultate të shkëlqyera, por kjo nuk ishte ajo çfarë donte. Çani me pas e ka ngacmuar nëse lekët ja ka dhënë i dashuri, por Aurela e ka mohuar.