Caner Cindoruk, imazhi i markës së veshjeve për meshkuj!

Showbiz

Aktori i famshëm Caner Çindoruk, ka hedhur hapin e radhës duke  nënshkruar një marrëveshje një vjeçare me markën e veshjeve për meshkuj ‘Syvari’ dhe është tani imazhi i saj. U mësua se protagonisti i serialit “Zonja e Çifligut”, u shpërblye më shumën e 1 milion e gjysmë lira turke për reklamën, për të cilën xhirimet u realizuan pak ditë më parë. Aktori tha se nuk është e hijshme të flitet për shifra dhe nuk  komentoi asgjë në lidhje me anën financiare. Ndërsa krahasimit me aktorin e famshëm hollywood-ian Xhorxh Kluni, aktori i është përgjigjur se ndihet mirë dhe e i vlerësuar që krahasohet me një aktor te atij rangu. Gjithashtu Xhaner nuk la pa përmendur edhe se ka një projektet aktual në duart e tij dhe shumë shpejt do të rikthehet në sheshxhirim por nuk ka treguar më shumë për personazhin që do të interpretojë duke thënë se çdo gjë bëhet publike në kohën e duhur.