Canan Erguder ka uruar bashkëshortin e saj, aktorin Kenan Ece, me të cilin ndan profesionin dhe jetën prej disa vitesh. Dy aktorët u njohën dhe dashuruan gjatë xhirimeve të serialit të cilin ju e keni ndjekur në Tring, “Lufta e Trëndafilave”, si personazhet e Gylfem dhe Asllan. Që prej asaj kohe Kenan ka qenë krahu ku aktorja është mbështetur gjatë përballjes me sëmundjen e rëndë. Xhanan, e cila shpeshherë informon fansat e saj, për procesin e trajtimit lidhur me gjendjen e saj shëndetësore përmes rrjeteve sociale, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortit të saj përmes një postimi të bërë në instagram. Aktorja i është referuar atij me epitetet ‘i dashuri i saj, miku i shtrenjtë, shoku i udhëtimit, bashkëshorti i çmuar, babai i vogëlushit të tyre’ dhe nuk e ka fshehur lumturinë për faktin që ai gjithmonë i ka qëndruar pranë. Dyshja e aktorëve, para pak kohësh kanë folur edhe për bashkëpunimin e tyre të fundit për një projekt në të cilin ndan sheshxhirimin skenari i të cilit, kishte një ngjashmëri të madhe me jetën e aktores. Çifti ka një djalë të quajtur Demir, dhe jetojnë të lumtur pasi aktorja arriti ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.