Canan Ergüder kujton ditët e saj më të vështira…

Showbiz

Canan Ergyder e ka mbyllur vitin që lamë pas me një bilanc ku mes dy anëve të peshores, lumturisë dhe trishtimit ajo ka nënvizuar familjen e saj si fatin më të madh dhe luftën me sëmundjen e rëndë si momentin më të keq me të cilin u përball. Në daljen e fundit publike, e ftuar në një program televiziv, aktorja rrëfeu se prej pak kohësh e kishte ‘identifikuar’ veten me flokët. Aktorja kujtoi se prillin e vitit të kaluar u përball me të vërtetën që nuk e pati të lehtë ta pranonte menjëherë dhe ishte pikërisht ky momenti më i vështirë për të, jo vetëm i vitit që lamë pas, por i gjithë jetës. “Flokët m’u prenë pa u parë në pasqyrë, sepse ishte një moment, nga më të vështirët për mua. Nuk e dija që e identifikoja veten me flokët e mi, derisa i humba ato”- ishin fjalët e aktores që do të trishtonin çdokënd. Ajo foli gjithashtu edhe për rikthimin e saj pas kimioterapisë, duke treguar se për momentin, nuk ndjen asnjë shqetësim, por nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë pas gjashtë muajsh. Gjithashtu ajo tregoi se bashkëshorti i saj dhe djali i tyre, ishte pjesë e kurës dhe ilaçi më i mire që i dha forcën dhe frymëzimin asaj për të vazhduar me të tjera projekte pa u dorëzuar. Erguder ka përcjellë personazhe mbreslënëse gjatë karrierës së saj të deritanishme, ndër to atë të personazhit të paharrueshëm të Gylfemit në serialin e sjellë përmes platformës Tring “Lufta e trëndafilave”.