Është transmetuar dje në Tring mbrëmja emocionuese mes Romës dhe Liverpool e cila u finalizua me kualifikimin e Liverpoolit në finale. Sigurisht që në ekranin e Tring emocionet e eventit më të madh futbollistik nisin që në orën 19:45 në Studio Uefa, ku nuk mungonte i ftuari Lorik Cana, imazhi zyrtar i platformës Tring. Teksa Cana ishte live duke komentuar ndeshjen në Studion e Uefa Champions League, dikush tjetër ka luajtur disi me portretin e ish kapitenit të Kombëtares Shqiptare. Është pikërisht gruaja e tij, Monica Ercoli e cila ka postuar një foto.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ajo bën diçka të tillë. Edhe gjatë ndeshjes Real Madrid – Juventus ka postuar një foto të ngjashme.