Can Yaman është aktori me origjinë shqiptare që të gjithë shqiptarët e njohin falë serialeve që janë transmetuar në platformën Tring. Pikërisht këto seriale, “Pavarësisht dashurisë”, “Hëna e plotë” dhe “Një puthje në errësirë” kanë korrur sukses të jashtëzakonshëm në shumë vende europiane.
Mbërritja e Can nga njeri shtet në tjetrin kthehet në sensacion për shkak të turmave që krijojnë fansat e tij në aeroport e kudo ku Can qëndron. Së fundmi ai ka shkuar në eventin Mipcom që zhvillohet në Cannes të Francës dhe ‘historia’ ripërsëritet…
Fansat e tij e kanë rrethuar duke mos i lënë asnjë rrugëdalje deri sa të bëntë foto me të gjithë dhe Can nuk ka nguruar të qëndrojë për orë të tëra duke u fotografuar me ta.
Mirëpo ajo që jemi të gjithë kurioz është, kur do të jetë dita që Can do të vijë edhe në Shqipëri?
Duke marrë parasysh faktin se seriali i tij është shumë i pëlqyer edhe në Shqipëri, nuk përjashtohet mundësia që aktori të viziotojë shumë shpejt edhe Shqipërinë…