Can Yaman sapo vërtetoi se është i lindur për të thyer rekorde…

Showbiz

Can Yaman është aktori me origjinë shqiptare me të cilin krenohemi të gjithë. Fama e tij përveçse në Turqi dhe Shqipëri është zgjeruar shumë më tej.
Pak kohë ka kaluar nga pritja që i bën atij në Itali, ndaj të gjithë e mbajmë mend se si turma me njerëz qëndruan 5 ditë rradhazi duke brohoritur poshtë dhomës së hotelit ku Can po qëndronte.
Duket se serialet “Një puthje në errësirë” dhe “Hëna e plotë” kanë arritur të shihen dhe të rezultojnë të suksesshëm edhe përtej kufijve europian.
Në renditjen e 11 mijë personave më me influencë dhe të suksesshëm është padyshim edhe emri i tij. Por ajo që e bën atë një njeri rekordesh është se ka lënë pas tij shumë emra hollywoodian duke u renditur i 2281 në listë!