Dy aktorët e njohur Can Yaman dhe Demet Ozdemir, përfliten prej kohësh për një lidhje të mundshme. Që në momentin e parë që u mësua se do të bashkëpunonin, të gjithë panë tek ata një çift të ardhshëm. Nga ana tjetër, as aktorët nuk kanë lënë mangut “provokimet” e shumta që kanë shtuar këto thashetheme. Janë parë shpesh herë bashkë, shpesh herë tepër të afërt, megjithatë kanë mohuar vazhdimisht se mes tyre mund të ketë diçka më tepër sesa miqësi. Por, a ju duken në këtë foto si dy miq të ngushtë?
Ne na duken tamam si një çift i ri, të cilët janë mëse të lumtur në praninë e njëri-tjetrit. Ka qenë vetë Can ai që e ka shpërndarë këtë foto, duke e shoqëruar me një mbishkrim ku ndër të tjera, shkruante:”Dy episodet e ardhshme do kenë disa situata të pakëndshme, por diçka plot dashuri do të shfaqet…” Mos ndoshta e ka fjalën për dashurinë që dy aktorët kanë për njëri-tjetrin?