Aktori i njohur është kthyer në personazhin e preferuar të publikut në shumë vende të botës. Can Yaman, të cilin e keni parë në serialet “Hëna e plotë” dhe “Një puthje në errësirë”, duket se nuk di të ndalet. Ai vazhdon të kryesojë listat si i nomuniar për shumë çmime jo vetëm në Turqi por edhe jashtë vendit. Çmimi i fundit që i është dhënë, është ai i “aktorit më të mirë”. Ceremonia e ndarjeve të çmimeve në Beirut, mund të themi me plot gojë se ishte tërësisht e orientuar drejt Can.
Ai së bashku me kolegen e tij Demet Ozdemir, kanë udhëtuar dy ditë më parë drejt Beirutit, për t’u bërë gati për eventin e rëndësishëm. Teksa mori çmimin dhe po bënte falenderimet përkatëse, Can u mundua të fliste edhe arabisht, por në këtë pjesë nuk ia doli plotësisht mbanë. Kështu që fjalimin e tij, e përfundoi në anglisht me ndihmën e përkthyesve. Megjithatë, në çfarëdolloj gjuhe të vendosë të flasë, fakti i vetëm që ka rëndësi në fund të ditës është se Can po vazhdon të rrëmbejë çmimin e aktorit më të mirë në vende të ndryshme të botës.