Can Yaman, tashmë po bëhet i njohur në rang ndërkombëtar. Ai është një ndër aktorët më të pëlqyer të serialeve turke dhe suksesi i tij është gjithnjë e në rritje. I njohur fillimisht për “Pavarësisht dashurisë” dhe “Hëna e plotë”, “Erkenci Kus” është seriali tjetër ku aktori ka shkëlqyer.
Can së fundmi ka postuar në Instagramin e tij një video duke kërcyer me mamanë e tij.
“Jam me fat që po kaloj momente kaq të vlefshme me mamanë time. Ajo po më ndihmon të mësoj të kërcej tango. Video tregon se sa kemi avancuar në vetëm pak javë. Mezi pres të përmirësohem në këtë kërcim.”