Can Yaman organizon festën surprizë për Demet Ozdemir!

Showbiz

can demet dtl
Ditën e djeshme, aktorja e njohur festoi 27 vjetorin e saj. Dhe kush ia organizoi ditëlindjen? Pikërisht personi me të cilin po përflitet prej kaq shumë kohësh për një lidhje, Can Yaman. Aktori i “Hëna e plotë” është kujdesur që Demet të mos kuptonte asgjë nga çka po ndodhte dhe që gjithçka të ishte e kuruar deri në detaj.

can yaman de 181206MI

Festa fillimisht ka nisur me Can, vëllain dhe motrën e Demet, e më pas i janë bashkuar edhe të tjerë kolegë e miq të afërt. Gjatë mbrëmjes, Can kishte organizuar gjithashtu një spektakël me fishekzjarre, për t’a bërë akoma më të veçantë ditëlindjen e Demet. Dhe pas gjithë këtyre detajeve, ata vazhdojnë të thonë se janë thjesht miq. Pak e pabesueshme apo jo?