Can Yaman 29-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, është një nga aktorët më të talentuar e të dashur jo vetëm për publikun turk, por edhe shqiptar. Ndonëse Yaman e ka nisur relativisht vonë karrierën e aktrimit, në vitin 2014, ai arriti të bënte për vete miliona fansa . Pas disa roleve të suksesshme përfshirë këtu serialet “Pavarësisht dashurisë” , “Hëna e plotë”, “Një puthje në errësirë” të cilët i keni ndjekur në Tring, ai është shndërruar dhe në aktorin tonë të preferuar.
Ta shohim në ekran teksa interpreton role të ndryshme, duket se është gjëja që 29-vjeçari mund të bëjë më mirë, dhe lajmi se ky i fundit mund të heqë dorë nga aktrimi ka tronditur fansat e tij.
Can Yaman pak kohë më parë deklaroi se në janar të këtij viti , do t’i bashkohej forcave ushtarake, ndërkaq, Can herë pas here ka bërë video live ku është mundurar t’i shpjegojë sërish fansave arsyet e vendimit të tij, si dhe faktin që ky vendim në fund të ditës nuk është një “tragjedi” siç ata po e interpretojnë.
E ndonëse jemi vetëm në javën e parë të vitit të ri, Can Yaman është gati të shkojë ushtar në Izmir!
Shërbimi i ushtrisë është i detyrueshëm në Turqi dhe nuk përjashton askënd e së fundmi parukieri personal i aktorit ka publikuar një foto ku Can duket shumë ndryshe,. Pa mjekër me flokë të shkurtër, aktori duket si një tjetër person.