Pas suksesit në Itali, Can Yaman ka arritur një tjetër rekord në Greqi. Seriali “Një puthje në errësirë” është transmetuar edhe në shtetin grek duke i siguruar Can një numër të jashtëzakonshëm adhuruesish. Një turmë shumë e madhe i ka bërë aktorit një pritje fantastike në aeroport dhe e ka mbajtur aty për orë të tëra duke dhënë autografe e duke bërë fotografi.
Përveç Italisë dhe Greqisë, Yaman pritet të vizitojë Francën, Spanjën dhe Amerikën e Veriut e të Jugut.
