Can Yaman i ze vendin Kivanc Tatlitug: Suksesi i takon aktorit me origjinë shqiptare!

Showbiz

can yaman
Aktori me origjinë shqiptare Can Yaman ka fituar çmimin “Aktori në rritje i vitit” në Turqi, pas disa roleve të suksesshme, ku mund të përmendim rolet në serialet “Pavarësisht dashurisë” dhe “Hëna e plotë” të cilat i keni ndjekur në Tring. Aktori 29-vjeçar e mori çmimin e madh në mbrëmjen gala të “GQ Turkey Men of the Year”, një event që u mbajt në Stamboll.

resim 181534XI

“GQ Men Of The Year” shpërndau çmimet për burrat dhe gratë që spikatën përgjatë vitit 2018.Yaman e nisi karrierën e aktrimit në vitin 2014.Paraqitja dhe fiziku në përmirësim të dukshëm i Yaman ka bërë që të zgjerojë bazën e ndjekësve, veçanërisht tek femrat.Sipas medias turke, Yaman ka lindur në Stamboll nga një familje me origjinë shqiptare. Gjyshi i tij ka emigruar në Turqi nga Kosova, ndërsa gjyshja nga Maqedonia.