Ditën e shtunë, emisioni C’e Posta Per Te kishte të ftuar special aktorin e famshëm të filmave turq, Can Yaman. Ai ishte i ftuar i Maria De Filippi-t për të ndihmuar Ilarian. Ajo dëshironte të falenderonte mamanë dhe motrën e saj të cilat i janë gjendur gjithmonë pranë, pasi ajo pësoi një aksident dhe më pas i duhej të luftonte sëmundjen e keqe, e cila i ishte shfaqur. Ishte një histori e cila i ka emocionuar të gjithë. Surpriza me Can Yaman e la të gjithë publikun të shtangur, gjithashtu edhe të ftuarat, për të cilat ishte bërë kjo surprizë.
