Can Yaman dhe aktorja Demet Özdemir të cilët kanë luajtur bashkë në serialin “Një puthje në errësirë” i transmetuar dhe në Tring me një rekord shikueshmërie, kanë qënë gjithnjë në qendër të vëmendjes së media. Pak kohë më parë Demet deklaroi lidhjen e saj dhe Can bëri një veprim që askush nuk e priste. E fshiu aktoren nga instagrami. Por këtë herë në qëndër të vëmendjes është vet aktori ku flitet për një lidhje të mundshme me gazetaren Italiane Diletta Leotta. Çifti e ka mohuar këtë lidhje por mbremjen e djeshme u panë duke darkuar të dy në një restorant.
