Dy aktorët e njohur i ndiqni së fundmi në serialin “Një puthje në errësirë”, i cili trasmetohet nga e hëna në të premte në 3Plus. Can Yaman dhe Demet Ozdemir, janë përfolur që në fillim të këtij projekti për një lidhje të mundshme. Kimia mes dy aktorëve duket qartë jo vetëm në ekran, por edhe në jetën e tyre të përditshme. Përveçse kolegë, ata kanë treguar se ndajnë shumë kohë së bashku dhe praktikisht janë shfaqur kudo bashkë. Megjithatë, si Can, edhe Demet, janë munduar t’i shuajnë aludimet rreth lidhjes së tyre herë pas here.
Së fundmi, ka qenë një koment i Can në foton e Demet, ai që ka shkaktuar “rifillimin” e zhurmës mediatike rreth jetës private të aktorëve. Demet ka publikuar një foto të shkëputur nga xhirimet e serialit, duke lajmëruar kështu për episodin e radhës. Ndërkohë, Can i ka komentuar:”Të aktroj me ty është e mrekullueshme për mua. Sytë e tu më magjepsin gjithmonë…” Me një koment si ky, nuk kemi faj që të gjithë mendojmë se midis dy të rinjve ka diçka më tepër sesa thjesht miqësi.