Për të mos i lënë të qetë, mediat janë të gatshme të bëjnë lajme nga më të ndryshmet. Kjo edhe për klikime padyshim. Thashethemi më i fundit kishte të bënte me protagonistët e serialit “Një puthje në errësirë”, ku u tha se mes çiftit në jetën reale kishte një ftohje të marrëdhënies. Tanimë ata nuk e kanë me klimën dhe kiminë e dikurshme dhe dashuria është zbehur.
Por fatmiresisht çdo personazh publik e ka platformën e tij ku mund të sqarojë edhe me një foto, Instagramin. Secili prej aktorëve ka postuar foto ku janë së bashku. “Pasqyrë moj pasqyrë, na trego” shkruan Demet Ozdemir, duke bërë edhe ironi, për të treguar se e vërteta është ndryshe nga çfarë shkruajnë portalet. Ndërsa Can thotë mjaft me fjalë. Ja pra që gjërat shkojnë për mrekulli mes Can dhe Demet dhe xhirimet e serialit vijojnë shkëlqyeshëm.