Can Yaman dhe Demet Ozdemir me pushime së bashku ?

Showbiz

Pas përfundimit të serialit “Një puthje në errësirë” normalisht aktorët do gjenin kohën edhe për të kaluar disa pushime. Kështu kanë vepruar edhe dy protagonistët, Can Yaman dhe Demet Ozdemir.
Ata kanë publikuar foto nga pushimet në plazh, por ndjekësit dhe për më tepër fansat e tyre kanë arritur të kapin një detaj nga këto foto. Ne foton e Can duket në sfond një kodër e gjelbër dhe nëse shohim edhe foton e Demet arrijmë të dallojmë se është e njejta pamje. Kjo ndryshe përkthehet edhe që ata janë duke i kaluar pushimet së bashku!


Dyshja asnjëherë nuk i kanë konfirmuar lajmet për një lidhje të mundshme ndërmjet tyre, por pas këtyre fakteve konfirmimi nuk është më i nevojshëm…