Can Yaman deklaron: «Jam shumë me fat që unë dhe Demet…»

Showbiz

Suksesi i “Një puthje në errësirë” ka qenë i padiskutueshëm në Turqi, por edhe në Shqipëri ai është mirëpritur si asnjë serial më parë. Dy protagonistët Can Yaman dhe Demet Ozdemir kanë rrëmbyer zemrat e publikut, por edhe të njëri-tjetrit. Edhe pse këtë të fundit nuk duan ta pranojnë!


Can nuk pranon të flasë për jetën private, por në aspektin profesional, ai ndihet shumë mirë pranë Demet dhe këtë nuk nguron ta pranojë publikusht.
“Jam shumë me fat që punoj me Demet Ozdemir. Të interpretoj me të ka qenë një eksperiencë e veçantë. madje shpeshherë dalim edhe nga skenari dhe improvizojmë së bashku. Besoj se këtu vjen edhe i gjithë ky sukses. Ne shkojmë shumë mirë bashkë” – tregon ai.


I pyetur a është i dashuruar, Can thotë se nuk flet për jetën e tij private, e aq më pak për çështje magjike, siç janë ato të zemrës.