Can Yaman, aktori i “Pavarësisht dashurisë”, “Hëna e plotë” dhe “Puthje në errësirë”, duket se ka nisur një “sfidë” me Kadir Dogulu-n, aktorin e “Krahët e dashurisë”.
Të dy aktorët janë mjaft të njohur dhe mjaft të pëlqyer si për aftësinë e tyre në aktrim, por sigurisht edhe për pamjen e tyre.
Së fundmi, nëse shihni fotot e tyre, ndoshta mund ta keni të vështirë t’i dalloni ata. Të dy janë me mjekër dhe me flokët e gjatë të mbledhur topuz.Duket se ky është trendi më i fundit për meshkuj, të cilin besojmë se brenda pak kohësh do e shohim edhe tek personazhe të tjerë të njohur.
Megjithatë, ndërkohë që fansat vazhdojnë krahasojnë aktorët për shkak të flokëve të tyre topuz, ju si mendoni? Cilit prej tyre i shkon më tepër ky model?