Can Yaman pas suksesit të jashtëzakonshëm me serialin “Hëna e plotë” edhe në Itali, është kthyer në një nga aktorët më të përfolur të kinematografisë turke.
Duket se gjatë qëndrimit të tij në Itali, aktori ka gjetur kohën të krijojë edhe njohje të reja. Një nga njohjet ka qenë një nga modelet më të bukura në Naples. Për një revistë italiane modelja është shprehur:
“Ne u takuam gjatë pushimeve dhe kaluam vërtetë mirë me njëri-tjetrin. Can madje më ftoi mua në Stamboll . Dhe jo, ai dhe Demet Ozdemir nuk janë bashkë! Ma ka thënë ai vetë këtë!”