Can Bonomo dhe Öykü Karayel, një ninullë për djalin e tyre të vogël…

Showbiz

Aktorja e famshme Öykü Karayel dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Can Bonomo janë gjendur para kamerave së bashku me këngëtaren e famshme turke Sertab Erener, duke na treguar se dy kolegët e fushës së muzikës kanë bashkëpunuar për të sjellë një ninullë. Bashkëshorti i aktores ka pranuar se kjo ninullë ka qenë një nga punët e tij më të ndjera pasi ndjesia e të qenit prind e ka bërë të përfshihet plotësisht në këtë bashkëpunim. Pyetur lidhur me të voglin e tyre, Roman, se kujt i ai ngjason më tepër, çifti ndan të njëjtin mendim dhe shprehen se fëmija i ngjan Can, të atit. Aktorja, e cila së fundmi, i  është rikthyer ekranit në serialin ku interpreton në krahë të aktorit Akin Akinozu, ka treguar se edhe pse koha kalon shumë shpejtë dhe Roman rritet duke shfaqur gjithmonë e më shumë ngjashmëri me të atin, ajo nuk ndihet aspak xheloze për këtë.