Aktorja e njohur ka konfirmuar përfundimisht se nuk do të vazhdojë më karrierën e saj kinematografike. Për herë të fundit ajo ka luajtur në filmin dramë-komedi “Annie”, në vitin 2014. Pas këtij projekti dhe deri më tani kanë qarkulluar shpesh lajme se Cameron do të tërhiqej nga aktrimi. Mungesa e saj në ekranin e madh për një kohë të gjatë, i jepte akoma më shumë jetë këtyre lajmeve.Megjithatë asgjë nuk ishte e sigurt, të paktën deri në këto momente.
Prej 4 vitesh tashmë ajo ka refuzuar çdo projekt që i është propozuar, duke u fokusuar vetëm tek shëndeti, meditimi dhe marrëdhënia e saj me bashkëshortin Benji Madden. 46 vjeçarja ka pohuar pa dhënë shumë shpejgime se tashmë “ka dalë në pension” dhe i ka dhënë fund aktrimit. Ky është vendimi i saj dhe duke parë sesa seriozisht e ka zbatuar për 4 vite, mendojmë se nuk do të ketë një kthim pas.