Calvin Harris pëson aksident bashkë me të dashurën, gjendja momentale e DJ të njohur është…

Showbiz

calvin aarika
Calvin Harris dhe e dashura e tij Aarika Uuolf, kishin dalë thjesht për të shëtitur në Beverly Hills. Por, makina e tij është përplasur me një tjetër makinë, teksa në timon ishte e dashura e DJ me famë botërore. Në makinën tjetër ndërkohë ndodheshin disa vajza.

calvin aksident

Janë pikërisht ato të cilat kanë treguar se DJ dhe e dashura e tij nuk patën asnjë dëmtim nga aksidenti, por nuk u interesuan në asnjë moment nëse personat me të cilët ishin përplasur ishin mirë apo jo. Vajzat janë dërguar menjëherë në spital, ku janë mbajtur në vëzhgim gjatë gjithë natës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.