Çdo ditë e më shumë mediat rozë po meren me romancat e reja të Calvin Harris, ku pasi u fotografua me shumë bukuroshe, ai tashmë vëmendjen e ka tek Selena Gomez.
Sipas një burimi të revistës Life & Style, Calvin është duke u afruar shumë me miken e ngushtë të Taylor, Selena Gomez.
“Selena u ka treguar miqve që beson se ajo dhe Calvin do të shkonin shumë si çift. Ajo gjithashtu mendon që Taylor nuk ishte e duhura për të dhe ndarja vetëm ia konfirmoi atë se çfarë mendonte.
Ajo mendon që nëse lidhet me Calvin, do të jenë çift shumë më i mirë. Selenës gjithmonë i ka pëlqyer ai”, ka thënë një burim.