Thashethemeve të ditëve të fundit se aktori Çaglar Ertugrul po largohet nga projekti i fundit në të cilin ka marrë pjesë, aktori ju ka dhënë shpjegim duke qartësuar të gjitha dyshimet për largimin e tij, të bëra nga ana e produksionit. Aktori, të cilin ndër serialet e ndryshme ku ka e interpretuar, e kujtojmë si protagonist në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” është përgjigjur duke shpjeguar se largimi i tij nuk ndodh për asnjë nga hamendësimet e publikut, por sepse jeta e personazhit që ai interpreton ka mbërritur në fund të rrugëtimit. Në projektin e fundit ku aktori merr pjesë është bashkëprotagonist me aktoren Deniz Baysel, me të cilën gjithashtu më herët kanë ndarë së bashku sheshxhirimin në serialin e përcjellë tek ju përmes platformës Tring “Zonja Fazilet dhe të bijat, në rolet e Jaz dhe Hazan.