Aktori i famshëm Çağlar Ertuğrul i cili i ka dhënë jetë dhjetra personazheve kryesisht në seriale dhe ëtë vlerësuar për rolet e tij kryesisht në zhandrin komedi romantike, ditët e fundit është vendosur për shkak të postimeve të bëra rrjetet sociale. Aktori ka xhiruar një video në aeroport pasi është kthyer nga pushimet dhe i ka bërë ndjekësit e tij të qeshin.
Në videon ku ai pretendonte se ishte pritur në aeroport nga gazetarët, ashtu siç ndodh shpesh në realitet, aktori shprehej: “Mos më tërhiqni, jam i lodhur djema. Nga e dinit që do të kthehesha në këtë orë? Ju informova unë, apo jo? Mos u shqetësoni për mua, gjithçka është në rregull, vetëm më lini të shkoj sepse ndihem vërtetë i lodhur…”. Kjo video e Ertuğrul u publikua më pas nga vetë aktori, duke i paraprirë kështu një interviste të mundshme me gazetarët. Postimi i aktorit në rrjetet sociale u pa dhe komentua nga mijra ndjekës të tij të cilët shpesh i shoqëronin komentet e tyre me emojin që qeshte.