Aktori i njohur turk Çağatay Ulusoy fitoi një rol mjaft të rëndësishëm për një serial të ri, i pari serial turk i cili do të transmetohet në Netflix. Kjo do të thotë se shikues nga e gjithë bota do të mund ta shohin këtë serial, dhe padyshim edhe aktorin Ulusoy. Një lajm mjaft i mirë apo jo? Le të themi që nuk është edhe aq i mirë. Prej muajsh, aktori 27 vjeçar është në kërkim të një partnereje.
Fillimisht, ishte Serenay Sarıkaya aktorja e propozuar për këtë rol. E pyetur nga produksioni, ajo është shprehur se do të largohet në Amerikë për rreth tre muaj duke refuzuar kështu ofertën.
Më pas, Burcu Biricik u zgjodh për të qenë aktorja prtagoniste në këtë serial por sipas lajmeve turke, ajo nuk ka pranuar. Madje, nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë.
Pas kësaj, Melisa Asli Pamuk, e njohur si Asu nga “Dashuri e pafund” u zgjodh si partnerja e Ulusoy në këtë projekt të ri.
Edhe Melisa refuzoi për t’ja lënë kështu radhën aktores Leyla Lydia Tuğutlu. Nuk dihen ende arsyet por edhe kjo e fundit ka thënë jo. Vërtet i pafat Çağatay apo jo?