Ai është cilësuar jo vetëm si një nga aktorët më in të momentit në Turqi por edhe si një nga meshkujt më të pashëm të showbiz-it turk.Komplimentat ndaj tij nuk kanë të sosur dhe kanë qenë pikërisht dy film at e sipërpërmendur që e kanë bërë atë të njohur edhe për publikun shqiptar.Prej gati një viti Cagatay është angazhuar me një projekt kinematografik mjaft të rëndësishëm, një serial i cili trasmetohet në Netflix.Seriali quhet “The Protector” i llojit fantastiko-shkencor dhe thriller.
Cagatay luan rolin Hakanit, një djali me fuqi të mbinatyrshme, hero që ka fatin e Stambollit në duar, që bëhet i pathyeshëm nëse veshë një bluzë me fuqi të veçanta. Në dhjetor përfundoi sezoni i parë me 10 episode dhe kasti është gati për të nisur të dytin.Por duket se surpriza e vërtetë qenka vetë Cagatay. Ai është transferuar totalisht, ka shtuar në peshë, ka rritur mjekrën dhe flokët dhe mban të veshur rroba të gjera. Duket se ky transformim është bërë në sajë të rolit që ai luan në serial, ama le ta pranojmë se fanset e tij janë çuditur paksa.Gjithsesi ai vazhdon të jetë i pashëm edhe pse në komente disa prej ndjekësve janë shqetësuar për shëndetin e tij.