Çağatay Ulusoy, duket se nuk e ka pasur të vështirë të hedh pas krahëve ndarjen nga ish e dashura e tij, aktorja Duygu Sarisin, me të cilën ishte në një lidhje romantike për gjashtë vite. Aktori i pashëm 32-vjeçar flitet se është dashuruar me kolegen e tij 14 vjet më të madhe, Ece Sykan.
Ndërkohë që aktualisht aktori është duke punuar për rolin e tij në projektin e ri, që mësohet të jetë një film i cili do të transmetohet në platformë digjitale, jeta e tij e dashurisë nuk ngelet në hije! Vetëm pak muaj më parë Ulusoy i ka dhënë fund lidhjes së gjatë romantike dhe fansat e tij u habitën nga ndarja e papritur dhe duket se së fundmi janë po ashtu të habitur nga ndjenjat e reja të cilat qëndronin pas ‘portës’.
Megjithatë deri tani zërat që kanë shpërndarë këto informacione mbeten jo zyrtare dhe në kuadrin e thashethemeve pasi asnjëri nga aktorët nuk ka e ka konfirmuar trokitjen e kësaj romance të re në zemrat dhe jetët e tyre.