Çagatay Ulusoy dhe partnerja e tij hedhin hapin e rëndësishëm…

Showbiz

Aktori i njohur është prej gati 3 vitesh në një lidhje me Duygu Bluc. Dy të rinjtë janë njohur në setin e xhirimit të një filmi, ku kishin rolet e protagonistëve. Që prej asaj kohe, ata lidhën një miqësi të ngushtë e cila hap pas hapi u shndërrua në një histori dashurie.

Tashmë, çifti kanë vendosur të hedhin një hap të ri në marrëdhënien e tyre. Mësohet se së fundmi, Çagatay dhe Duygu kanë nisur të bashkëjetojnë. Duygu sapo është shpërngulur në shtëpinë e aktorit dhe mesa duket, lidhja e tyre është zyrtarizuar. Tashmë, presim vetëm lajmin për ndonjë dasmë të mundshme.