Dy aktorët e njohur do të jenë në rolet kryesore në projektin më të ri filmik. Çagatay dhe Hazal, i janë përkushtuar tejmase roleve të tyre të reja. Ata madje kanë ndryshuar regjimin e tyre, duke filluar që nga ndryshimi i ushtrimeve që bënin zakonisht në palestër e deri tek dietat e ndryshme.
Mbrëmjen e djeshme, Hazal është fotografuar teksa del nga palestra, ku dallohet qartë pamja e lodhur por e kënaqur deri diku e një personi që ka kryer me sukses një seancë ushtrimesh. Ndryshe nga Hazal, Çagatay ka qendruar akoma më gjatë, duke qenë se ai kërkon të bëjë ndryshime më të mëdha në fizikun e tij.