Çagatay Ulusoy dhe Duygu Blond bëjnë përsëri paqe me njeri-tjetrin!

Showbiz

Duygu Blond është një emër që krijon xhelozi tek shumë vajza për shkak të lidhjes së saj me aktorin Çagatay Ulusoy. Ai është në 5 meshkujt më simpatik të kinematografisë dhe ndër më të paguarit në Turqi.
Lidhja e tyre ka bërë që shumë vajza ta ofendojnë Duygu Blonde dhe të shpresojnë gjithë kohën për ndarjen e tyre, por më kot! Pavarësisht ndonjë zënke, ata janë parë sërish në paqe nën shoqërinë e njeri-tjetrit. Gjithashtu dje u panë bashkë në organizimin e madh që Kivanc Tatlitug kishte bërë për projektin e tij të rradhës.
Çiftit nuk i munguan as pyetjet e gazetarëve, por Duygu iu përgjigj shkurt dhe qartë:
“Jemi shumë mirë me njeri-tjetrin!”