Çağatay Ulusoy dhe Alina Boz pritet të nisin vitin me një bashkëpunim

Showbiz

Çağatay Ulusoy do të ndajë rolin kryesor me Alina Boz, protagonisten e serialit “Mos ma lësho dorën”, në interpretimin e personazhit të Azrës, në serialin e transmetuar nga Tring. Mësohet se Ulusoy do të rikthehet në ekran për fansat si protagonist i një projemti për të cilin ishin të shumtë emrat që renditeshin si kandidate për të interpretuar krahë tij, duke filluar nga aktorja Hazal Kaya, Bensu Soral e deri tek Neslihan Atagul. Së fundmi është publikuar traileri i projektit në të cilin aktori shfaqet me një pamje krejtësisht ndryshe nga zakonisht. Nga pamjet, lihet të kuptohet se aktori i njohur do të vijë këtë herë në rolin e rrobaqepësit dhe stilistit. Vetë aktori, e ka ndarë trajlerin e serialit në llogarinë e tij në Instagram dhe komentet që shfaqnin kuriozitet, kanë vërshuar në një kohë të shkurtër nga ndjekësit. Ky projekt i ri, pak kohë më parë e vendosi aktorin në qendër të disa thashethemeve ku emri i tij u përmend se do të tërhiqej, por ndodhi krejt e kundërta. Xhirimet u përshpejtuan dhe në botën e serialeve televizive, ky projekt i ri ku aktori merr pjesë, po lakohet si një nga më të suksesesshmit dhe emocionuesit, të fundvitit 2021.