Një grup prej 13 personash, të cilët u akuzuan për përdorim të lëndëve narkotike u dënuan me burg nga Gjykata në Stamboll. Të përfshirë në këtë grup kanë qenë aktorët Çagatay Ulusoy, Gizem Karaca dhe këngëtari Cenk Eren.
Artistët i kanë hedhur poshtë akuzat për përdorim dhe trafikim droge, edhe pse një pjesë e tyre kanë pohuar të kundërtën. Dënimi për ta në fillim ishte me 4 vite, por u ul në 10 muaj. Në vitin 2013, 34 persona u arrestuan nga policia në një operacion, por më pas u vendos të liheshin të lirë.
Çagatay Ulusoy po bashkëpunon me Netflix për filmin “The Protector”. Ai do t’a ketë emrin në film Hakan dhe është një shitës i thjeshtë që papritur kupton se ka për qëlim të mbrojë Stambollin. Hakan nuk është gati për një detyrë kaq të rëndësishme, por i duhet të gjejë një mënyrë për të shpëtuar vendin.