Çagatay Ulusoy është aktori turk që ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave me projektet e tij kinematografike. Suksesi në aktrim e ka bërë famën e tij tëe zgjerohet edhe në kufij të rinj si për shembull në Dubai dhe Abu Dhabi!
Ai ka shkuar atje si i ftuar në eventin e një reviste prestigjoze dhe rrëmbeu padyshim vëmendjen e të gjithëve. Shumë prej të ftuarve kanë dashur që të fotografohen me të dhe përveç gjithë kësaj, atij iu dha edhe çmimi “Ylli i vitit në televizion”.
