Ata janë një nga çiftet më të diskutuar në Turqi. Asli Enver dhe Murat Boz, dy emra shumë të njohur janë kthyer në kryefjalën e shumë portaleve turke. Lidhja e tyre disa vjeçare shkonte shumë mirë derisa Murat u akuzua publikisht për tradhëti. Pas diskutimesh të shumta, çifti u rikthye përsëri bashkë por si është marrëdhënia e tyre sot?
Kjo ishte pyetja që drejtuan gazetarët për Murat, tek e panë atë të dilte nga aeroporti. Këngëtari i njohur ishte i shoqëruar nga miku i tij i ngushtë Soner Sarıkabadayı në një udhëtim një javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nuk kemi vendosur ende të flasim për jetën tonë private” – ishte gjithçka që protagonisti i “Vëllai im” tha, duke lënë kështu shumë pyetje të tjera ende të hapura.