Reperi i njohur për të gjithë ne me emrin e artit Stresi ka vetëm pak kohë që është liruar nga burgu. Gjatë periudhës kur ai ishte i dënuar, partnerja e tij Kejsi e mbështeste gjithë kohën publikisht duke publikuar në çdo moment.
Ajo që na bëri përshtypje të gjithëve ishte se kur ai u lirua nga burgu, Kejsi mori valixhen dhe u nis për në Kanada. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe asnjeri prej tyre nuk ka reaguar publikisht. Dje, Stresi ka vendosur të jap një hint ku tregon se është tepër i mërzitur nga e gjithë kjo situatë. Ai në foto shfaqet i buzëqeshur , por në të ka mbishkruar: “Buzëqesh që mos ta marrin vesh!”.
View this post on Instagram