Shumë prej nesh pamë në ‘Dua të të bëj të lumtur’ se deri ku arrinin ‘çmenduritë’ e fansave të këngëtarit Butrint Imeri dhe se si sillej ai me ta. Por duket se këngëtari më në fund ka gati surprizën e madhe të kësaj vere. Edhe pse ka më shumë se një muaj që e ka paralajmëruar, Butrinti ka zbuluar papritur një pjesë nga kënga e tij.
“Erdhi Koha”,- ka shkruar këngëtari krahas videos së publikuar në ‘Instagram’. Kujtojmë se me hitin e tij ‘Bela’ këngëtari arriti një sukses të jashtëzakonshëm.