Butrint Imeri dhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, kanë pasur një bashkëpunim në muzikë me njëri-tjetrin. Pas kësaj duket se Butrinti dhe Eleni vazhdojnë të ruajnë ende miqësinë me njëri-tjetrin. Përpara pak orësh, këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën duket si gjithmonë në formë perfekte.
Pas publikimit të fotografisë Butrinti ka bërë një koment i cili duket se nuk u ka pëlqyer aspak fansave. “Zonja Greqi”, – ka shkruar Butrinti dhe menjëherë pas kësaj kanë filluar komente të tjera. Të gjithë ja kanë vënë në dukje faktin se Eleni nuk është greke, por me origjinë shqiptare. “Butrint jo. Ajo është shqiptare”, – shkruajnë ata.