Butrint Imeri në një lidhje me Dhurata Dorën?

Showbiz

butrint dhurata
Rrjetet sociale mund të zbulojnë shumë për marrëdhënien mes dy personave, ndaj shpesh emrat e njohur të ekranit hezitojnë para se të bëjnë ndonjë veprim publik. Por këngëtari Butrint Imeri nuk është menduar dy herë para se të komentojë në postimin e koleges së tij, Dhurata Dora.

butrint koment

Në foton e saj të fundit të publikuar ditën e djeshme, mes të tjerave këngëtarja mori edhe një reagim nga Butrinti, i cili komentoi emoji-t e 3 kërcimtareve. Përgjigja që mori prej saj ishin dy zemra dhe kaq mjaftoi që të nisnin aludimet se dy këngëtarët mund të jenë çift.Një prej ndjekësve pyet dyshen nëse janë të lidhur, ndërsa të tjerë shkruajnë se shkojnë shumë bashkë.

dhurata