Busra Develi prezanton për herë të parë partnerin e ri!

Showbiz

Busra Develi u nda verën e kaluar nga aktori Burak Deniz. Pas ndarjes, shumë persona aluduan për një lidhje të mundshme të aktores, megjithatë vetëm tani aktorja duket se është gati ta ndajë jetën e saj private me publikun. Ajo u shfaq mbrëmjen e djeshme me Yigit Kirazci, partnerin e saj të ri.

Ndryshe nga herët e tjera, çifti nuk janë munduar aspak t’u fshihen paparacëve, madje u kanë dhënë mundësinë atyre për të shkrepur disa foto mjaft të këndshme. Të buzëqeshur dhe duke ecur të kapur për dore të dy së bashku, Busra dhe Yigit sapo konfirmuan për herë të parë lidhjen e tyre në publik.