Burcu Ozberk: ‘Nëse do të isha e dashuruar nuk do fshihesha’

Showbiz

Burçu Özberk i është përgjigjur pretendimit se ajo dhe kolegu i saj İlhan Shen, ishin të dashuruar. Dyshja e aktorëve të famshëm, të cilët ndanë së bashku sheshxhirimin në role protagoniste, për të njëjtin projekt, kanë qenë prej kohësh në fokusin e shtypit rozë. Ditët e fundit aktorja ka dhënë përgjigjen e saj përmes së cilës kthjellon dyshimet e fansave. Në një intervistë të parë për këtë vit ajo i dha prerazi, fund këtyre zërave. Pasi përshëndeti miqtë e saj duke ju uruar një vit të mbarë dhe të sukseshëm, Burxhu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve duke i ‘mbytur’ shpresat e admiruesve të dy aktorëve, që do të donin t’i shihnin ata krahë njëri-tjetrit: “Fansat tanë kanë përdorur fotoshopin tek fotot tona gjatë bashkëpunimit për projektin e fundit, dhe më pas menduan se ishin të vërteta”- tha aktorja e famshme duke i sqaruar kështu të gjithë ata që filluan ta besonin se mes tyre kishin lindur ndjenja. “Unë mendoj se dashuria është një varësi, ‘një sëmundje” tepër unike”, u shpreh aktorja e famshme. Özberk gjithashtu tregoi se viti që lam pas kishte qenë shumë i mirë për të dhe tregoi se ndihej gati të jetonte vitin 2022 me energji të reja dhe ëndrra të mëdha”.