Burcu Özberk, aktorja shumë e dashur e filmave dhe serialeve, e njohur për publikun e Tring përmes personazheve të ndryshme karizmatike, në seriale kryesisht të zhanrit komedi romantike, është në mesin e emrave që kanë çelur së fundmi sezonin e pushimeve. Si për ta hedhur pas krahëve grinë dhe lodhjen e muajve të dimrit, aktorja ka ditur ses si ta kthej vëmendjen drejt vetes dhe ka tërhequr komente të pasura me komplimente e madje në një kohë fare të shkurtër ka shënuar numër rekord pëlqimesh në fotografitë e postuara në rrjetet sociale.
Me foto nga bregdeti, aktorja veshur me bikini të zeza ka pozuar në shezlong si për të përcjellë tek ndjekësit e saj urimin për një sezon të mbarë pushimesh. Ajo vizitoi fillimisht Londrën e më pas Spanjën dhe nga rrugët e Barcelonës përshëndeti fansat e panumërt përmes rrjeteve sociale.
Në një deklaratë të ditëve të fundit, aktorja kishte pohuar se ndodhej në proces vlerësimi të ofertave për sezonin e verës, por ende nuk kishte nënshkruar një kontratë. Ndaj këto fotografi konfirmojnë se për të kjo është koha e duhur për tu shkëputur nga projektet sheshxhirimi dhe për tju dedikuar plotësisht vetes.