Ylli i shumë serialeve, Burxhu Ozberk është kapur nga kamerat duke u larguar nga një mbrëmje festive me shoqërinë e saj pas festës për suksesin e serialit më të ri ku interpretonte një rol protagonist. E pyetur për arsyet e këtij suksesi, aktorja tregoi të gjitha elementet ndikuan në të, duke filluar nga subjekti në cilin aktorja gjeti veten pasi i përshtatej mjaft mirë deri tek kasti dhe komunikimi në sheshxhirim. Burxhu bëri deklarata të sinqerta edhe për jetën e saj private, duke zbuluar se ajo ishte dashuruar vetëm një herë dhe tha se dashuria e kishte transformuar në dikë tjetër. Më tej ajo tregoi se hoqi dorë nga liria dhe cilësia e jetës së saj ndryshoi, por e bëri këtë për dashurinë. Frazat që aktorja bukuroshe përdori ishin tregues se për aktoren këto ishin sakrifica të pazakonta. Burcu i është shmangur pyetjes në lidhje me kolegun e saj Ilhan Shen, me të cilin ndau sheshxhirimin në role protagoniste dhe që për të cilin qarkulluan zëra se i kishte rrëmbyer zemrën aktores.