Burcu Özberk e ka festuar ditëlindjen e saj të 32-të, e mbuluar nga dhuratat dhe buqetat me lule në sheshxhirim. Aktorja i ka bërë fansat ta admirojnë atë me interpretimin e personazheve që rrëmbyen zemrën dhe vëmendjen e publikut kohë më parë. Ajo gjithashtu, edhe pse në moshë të re, me shumë role të interpretuara mbi supe, është cilësuar aktorja më e mirë në zhanrin “komedi romantike”. Burxhu ka shpërndarë fotot e ditëlindjes së saj në rrjetet sociale dhe në pak kohë ka marrë urime, pëlqime dhe komente të panumërta. “Një vit më e rritur“. Ishte mbishkrimi shoqërues i momenteve nga festa në sheshxhirim. Ajo, e qeshur dhe e lumtur, fryu qirinjtë e tortës së ditëlindjes, e rrethuar nga shumë dashuri, miq e kolegë, tashmë ashtu siç ajo vetë tha “Një vit më e rritur”.